Kurti në tre vjetorin e qeverisjes: Kemi shënuar rezultate për të cilat jemi krenarë dhe ballëhapur
Lexohet për: 2 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media ka numëruar sukseset dhe sfidat në tre vjetorin e qeverisjes së tij. Kurti për këto tri vjet tha se kanë shënuar rezultate në ekonomi, punësim, shëndetësi dhe ushtri, për çka shtoi se janë krenar dhe ballëhapur.
Ai në një paraqitje publike bashkë me ministrin e Financave, Hekuran Murati përmendi edhe sfidat me të cilat është përballur vendi përgjatë këtyre tri viteve. Kurti përmendi sulmin 24 shtator në Banjskë.
“Po i mbushim tre vjet qeverisje dhe kemi shënuar rezultate për të cilat jemi krenar dhe ballëhapur. Punësimi është më i lartë seç ka qenë ndonjëherë, kemi dyfish më shumë të rinj të punësuar në treg të punës, mbi 30 mijë gra më shumë kanë vende punë përmes masave dhe mbështetjes sonë direkte", theksoi Kurti.
Ai theksoi se si qeveri duan t’i shërbejmë gjithë qytetarëve pa dallim, por duke mos toleruar askënd që të shkel ligjin. Kurti përmendi po ashtu se Kosova ka pasur pakon më të madhe mbështetëse në rajonin e Ballkanit për qytetarët në ballafaqim me inflacionin dhe krizën energjetike.
Ndërsa, ministri i Financave, Hekuran Murati tha se për gjatë këtyre tri vjetëve sa i përket Bruto Prodhimit Vendor, ka rritje gati 3 miliardë euro.