Kurti në Samitin e Ballkanit Perëndimor flet për rritjen ekonomike
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 javë më parë
Linku u kopjua

Kryeministri, Albin Kurti, ka thënë se Kosova s'ka probleme me serbët lokal, por me Beogradin zyrtar që nuk është distancuar nga regjimi i Millosheviqit dhe Putinit.

Kurti, në Samitin për Ballkanin Perëndimor është mburrur sërish për rritje ekonomike. Ai shtoi se gjatë qeverisjes së tij janë bërë përpjekje të vazhdueshme për zhvillim ekonomik, demokraci dhe sundim të ligjit.

Pjesë e samitit është edhe ish kryeministri i Italisë, Matteo Renzi, i cili theksoi rëndësinë që BE-ja të ketë rolin e vet në Ballkanin Perëndimor dhe t'i kushtojë rëndësi zgjerimit.

Ndërkaq, ish sekretari i NATO-s, George Robertson, tha se në rrethanat aktuale te luftës se Rusisë në Ukrainë ka një rrezik potencial ndaj perëndimit duke përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor.

Si e vlerësoni punën e Arbërie Nagavci në krye të Ministrisë së Arsimit?
Shumë të mirë
Mirë
Dobët
Shumë të dobët
Voto
153
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024