E pas kritikave të shumta që sot deputetët opozitar drejtuan karshi qeverisë së Kosovës për ikjen e qytetarëve nga vendi, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se kur ka qenë në opozitë asnjëherë nuk e ka kritikuar qeverisjes për shkak të migrimit.
Ai thotë se këto kritika nuk i ka pas me qëllim të mos ta rris migrimin.
E këtë përgjigje Kurti e dha pas pyetjes së deputetes së PDK-së, Blerta Deliu-Kodra e cila konsideroi se ikja e qytetarëve duhet të trajtohet si emergjencë, madje propozoi edhe një debat parlamentar për këtë çështje,.
“ A është shqetësim ky kryeministër keni pas pak deklarata në medie sa kam dëgjuar se trendi nuk është ai që po thuhet në fakt nëse i shohim statistikat e fundit brenda ditës kemi 134 persona të cilët lëshojnë Kosovës që statistikisht i bie që 1 mijë qytetarë brenda javës po ikin nga Kosova çfarë po bënë qeveria e udhëhequr nga ju zotëri Kurti..vërtetë është emergjencë dhe unë pres që të trajtohet si e tillë pres që ky Kuvend të mblidhet edhe në debat parlamentar për ‘i dhënë përgjigje këtij shqetësimi që e kemi si Kosovë”, pyeti deputetja e PDK-së.
“Ne jemi duke punuar në vazhdimësi për secilin qytetarë të Kosovës pa dallim dhe synimi ynë është që duke kthyer besimin në institucione e shtet dhe mirëqenien e qytetarëve dinjitetin e tyre, ta zvogëlojmë maksimalisht migrimin. Fokusi në zgjedhjet e 14 shkurtit që pardje u bënë 2 vite ka qenë drejtësi dhe punësim për të parën të gjithë pajtohen se është bërë një punë e jashtëzakonshme në luftimin e krimit të organizuar....duhet edhe shumë angazhim e vullnet i hekurt nga sistemi i drejtësisë që proceset të shkojnë deri në fund dhe të marrin vendime meritore, procesi i vetingut të cilin tashmë si proces e ka në udhëheqje Kuvendi gjithashtu do të kontribuoj në një sistem të drejtësisë që do të jetë efikas përveçse i drejtë.Nga fillimi i mandatit deri më sot kemi mbi 40 mijë të punësuar prioritet i ynë është punësimi i të rinjve grupeve të margjinalizuara dhe grave”, u shpreh ajo.
E më pas përsëri, deputetja e PDK-së i reagoi për rezultatet në drejtësi duke ia kujtuar Kurti edhe deklarimet e sotme të deputetit të partisë në pushtet, Haki Abazi. Por shefi i ekzekutivit kosovar nuk e komentoi fare këtë pjesë.
B.Ibishi/