Kurti në Mitrovicë: Jo Zajednicës, po Asociacionit të komunave të Kosovës
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 2 min.
KURTI
6 ditë më parë
Linku u kopjua

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tubim elektoral në Mitrovicë prej ku kryetari i partisë dhe kryeministri aktual, Albin Kurti, foli për veriun e vendit.

“Me qeverinë tonë në udhëheqje jo Zajednicës dhe po Asociacionit të komunave të Kosovës, ku tash e kemi edhe komunën veriore të Mitrovicës sonë të dashur”, tha ai.

Kurti tha se sot kushdo mund të shkojë “andej Ibrit, për punë, për pushim, në ditë të javës, në fundjavë, të rrijë, të kthehet, të rikthehet e sidomos ju, qytetarë të Mitrovicës”, tha ai.

“1 milion lajme të rreme nuk mund ta mposhtin të vërtetën, e vërteta ekziston në popull, ajo fiton çdo herë. Sot në veri të Kosovës, valon flamuri i Republikës së Kosovës, ushtria dhe policia e Kosovës janë më të forta se kurr më parë, fëmijët e nënat marrin shtesa për herë të parë, Kosova është një nga vendet me rritjen më të madhe ekonomike, sot lëvizim lirshëm kudo në Evropë, sepse punojmë me dije e plan, tha Kurti, këto janë të vërtetat e popullit, që s’ka analist e portal që mund t’i shtrembërojë”, tha Kurti.

Kurti përmendi disa nga zotimet, ndër të cilat edhe atë për rritjen e pagës minimale mbi 500 euro, si dhe 1 miliard euro për ushtrinë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025