Kryeministri i vendit, njëherësh, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, sot, në mbledhjen e 51-të me radhë e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, u mburr për punën e bërë në vend që nga viti i themelimit të partisë.
Kurti tha se bashkërisht duhet të angazhohen që të punojnë për të mirën e Kosovës.
Kryeministri i vendit, Kurti theksoi se dita-ditës si parti po shënojnë rritje të anatrëve të rinj në këtë parti.
"Lëvizja është në kulmin e energjisë së saj e në kulmin e kreativitetit. Neve na rriten demostratat në kërkim te sovranitetit e demokracisë. Anëtarësimet vazhdojnë e trendi është në rritje edhe për organizatat e reja që kemi themeluar", u shpreh mes tjerash Kurti.
Mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje u mbajt në kohën e tensionve në veri dhe kur raportet e Kosovës me SHBA-në janë acaruar, shkaku i veprimeve të Qeverisë Kurti në veri të vendit.