Kurti në Forumin Ekonomik të Vjenës, pjesë e panelit “Bashkëpunimi ekonomik”
Lexohet për: 1 min.
1 .Albin Kurti 2022 (22)
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po merr pjesë në edicionin e 20-të të Forumit Ekonomik të Vjenës në Austri.

Në kuadër të këtij forumi ai sot do të jetë pjesë e panelit të diskutimit me titull “Ndërtimi i Bashkëpunimin Ekonomik në Kohë të Vështira”.

Gjatë qëndrimit dyditor në Austri, Kurti, po ashtu do të jetë mysafir i ftuar nga Karl-Renner-Institut për të diskutuar mbi temën “Kosova: Shteti i ri demokratik si peng i interesave gjeopolitike”.

Gjatë qëndrimit dyditor në Austri, kryeministri Kurti do të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të kompanive private të sektorit të energjisë, siç thuhet në komunikatën qeveritare për t’i njoftuar më për së afërmi me mundësitë për investime që Kosova ofron në këtë fushë./KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024