Kurti në Bosnjë e Hercegovinë për 30 vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kurti në Bosnjë e Hercegovinë për 30 vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës
11/07/2025 - 12:43
Linku u kopjua

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti do të marrë pjesë sot në ceremoninë e shënimit të 30-vjetorit të gjenocidit të Srebrenicës.

Ceremonia do të mbahet në Qendrën Memoriale të Srebrenicës në Potoçari.

Zyra e Kryeministrit njoftoi të premten, më 11 korrik, se Kurti do ë udhëheq delegacioni e Kosovës, i përbëra nga zëvendëskryeministret në detyrë, Donika Gërvalla dhe Emilija Rexhepi.

Vitin e kaluar, Qeveria e Republikës së Kosovës datën 11 korrik e ka shpallur ditë përkujtimore për gjenocidin e Srebrenicës.

Për Srebrenicën ka shkruar edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Pas tri dekadash, zëri i Nënave të Srebrenicës mbetet thirrja më e fortë kundër harresës dhe padrejtësisë, tha presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në 30 vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë.

Osmani kujtoi tetë mijë djem e burra boshnjakë të cilët u vranë nga regjimi i Millosheviqit.

“Kosova qëndron përkrah tyre, sepse ne e dimë çfarë do të thotë dhimbja e humbja, por dhe angazhimi i palodhur për drejtësi. Le të mos harrojmë kurrë, le të mos heshtim kurrë”, shkroi Osmani në Facebook.

Bosnja e Hercegovina sot shënon 30-vjetorin e masakrës së Srebrenicës. Kjo masakër është më e rënda në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8 mijë burra dhe djem myslimanë në enklavën e Srebrenicës, që ishte caktuar si “vend i sigurt” nga Kombet e Bashkuara.

Edhe pas 30 vjet prej vrasjeve, ende vazhdojnë të gjenden varre masive. Identifikimi i viktimave është i vështirë, pasi trupat ishin copëtuar nga ekskavatorët që i hidhnin në varre.

Çdo vit, më 11 korrik, eshtrat e atyre që identifikohen gjatë vitit të fundit varrosen në Qendrën përkujtimore në Potoçari.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026