Kurti në Berlin: Mërgata jonë mbetet “motor” kryesor për zhvillimin ekonomik të Kosovës
Lajme
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri Albin Kurti ka takuar sot bashkatdhetarët tanë në Berlin të Gjermanisë, me të cilët ka diskutuar mbi situatën politike në Kosovë, zhvillimet e fundit, si dhe u prezantuan të arriturat gjatë qeverisjes së deritanishme.

Gjatë këtij takimi u fol edhe për rëndësinë e investimeve në sektorin e energjisë së ripërtrishme tash që është hapur ankandi.

Kurti takon Scholtz në kongresin e SPD-së gjermane - KosovaPress

Kurti ka folur edhe për miratimin e ligjit, i cili ua mundëson bashkatdhetarëve votimin nëpër ambasada të Republikës së Kosovës, kyçjen e të rinjve nga mërgata në Programin për Diplomaci dhe investimet që bashkatdhetarët kanë bërë në Kosovë.

Kurti: Kosova mbetet palë konstruktive në procesin e dialogut - KosovaPress

“Mërgata jonë vazhdon të jetë motor qendror për zhvillimin ekonomik dhe demokratik të Republikës tonë”, ka thënë Kurti.

Si e vlerësoni punën e Arbërie Nagavci në krye të Ministrisë së Arsimit?
Shumë të mirë
Mirë
Dobët
Shumë të dobët
Voto
41
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024