Kurti: Na nevojitet përvoja intelektuale dhe universitare franceze
Lexohet për: 3 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kryeministri Albin Kurti në konferencën “Politikat publike në Francë” ka thënë se Kosovës i nevojitet kultura dhe përvoja franceze.

Ai ka thënë se skena e pavarur artistike në Kosovë është shumë e fuqishëm andaj sipas mbështetja ndaj tyre duhet të jetë më e madhe.

Kreu i qeverisë ka thënë se kritikat që i vinë gjendjes shoqërore nga artisti dhe filozofi, duhet të zgjojnë imagjinatën e politikave publike.

“Na nevojitet peizazhi i pasur francez, kultura franceze ka çka ofron gjithmonë... Na duhet investimi francez, teknologjia e lartë franceze, por edhe përvoja intelektuale e universitare franceze. Vetëm kështu ne mund të përfitojmë nga shoqëria franceze nga politikat publike të saj, nga thellësia e historisë së saj”, ka thënë Kurti.

Kurti ka folur për mbështetjen që qeveria ka ofruar për sektorin e arsimit dhe kulturës.

“Skena e pavarur artistike në Kosovë është shumë e fuqishme, për këtë arsye edhe mbështetja shtetërore për këtë skenë duhet të jetë më e madhe. Fundja ajo që rritet e rrit edhe mundësinë për t’u rritur. Këtë vit vetëm me thirrjen e parë publike të mbështetjes financiare Ministria e Kulturës, Rinisë dhe sportit ka ndarë 1.75 milionë euro për OJQ-të e kulturës dhe trashëgimisë kulturore. Me thirrjen e dytë janë shpërndarë edhe 442 mijë euro për po këtë skemë”, ka thënë ai.

Ndërsa ambasadori i Francës në Kosovë, Oliver Guerot ka folur për bashkëpunimin në mes të dy shteteve në fushën e kulturës i cili sipas tij është rritur në dy vitet e fundit.

“Bashkëpunimi jonë i ngushtë ne fushën e kulturës në kuptimin e gjerë të fjalës është përforcuar shumë në këto dy vjetët e fundit në mënyrë spektakolare dhe ka sjellë rezultate shumë të mira. Dhe kjo konferencë dhe takimet që do të bëhen më pas është dëshmia më e mire. Kultura e favorizon dialogun, mirëkuptimin e ndërsjellë, shkëmbimet dhe kjo është baza e kulturës. Përmes kulturës mund të arrijmë edhe te një përparim ekonomik, vende të reja të punës në fusha të ndryshme”, ka thënë ai.

Ai ka përmendur bashkëpunimin Francë-Kosovë në fushën e kinematografisë nënshkruar në Kanë, për çka ka thënë se është fitore për industrinë kreative.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024