Kurti: Mos bashkëpunimi i Serbisë, pengesë për ndriçimin e fatit të personave të zhdukur
Lexohet për: 2 min.
1.11.2023 ZKM (1)
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryeministri Albin Kurti gjatë një takimi sot me Ariane Bauer, drejtoreshë rajonale për Evropë dhe Azi Qendrore e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC), deklaroi se Qeveria që ai drejton ka prioritet çështjen e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë.

Në takim u tha se mungesa e informacioneve të besueshme nga Serbia për fatin dhe vendndodhjen e personave të zhdukur me forcë, si dhe mosbashkëpunimi i Beogradit zyrtar, përbëjnë pengesa të mëdha në ndriçimin e fatit të personave të zhdukur.

Kryeministri Kurti veçoi rëndësinë e hapjes së arkivave shtetërore të Serbisë, pasi zhdukjet me forcë gjatë luftës ishin krime të kryera nga shteti serb.

Në takimin e përbashkët me kryesuesin e Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, u vlerësua angazhimi i përbashkët dhe mbështetja e vazhdueshme nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq.

Po ashtu, u bisedua edhe për mundësitë për të forcuar më tej bashkëpunimin me qëllimin e përbashkët për ndriçimin e fatit dhe vendndodhjes së personave të zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë.

Ndryshe, gjatë luftës në Kosovë janë vrarë rreth 13,000 njerëz, ndërsa janë zhdukur rreth 6.000, prej të cilëve rreth 1.600 janë ende të pagjetur.

Kurti: Serbia nuk ka kthyer përgjigje për hapjen e arkivave për të pagjeturit - KosovaPress

Haradinaj: Të pagjeturit mbesin plagë e hapur, jemi bashkë me familjarët - KosovaPress

Shfaqja për të pagjeturit jepet në Kuvendin e Kosovës - KosovaPress

Kurti: “Të zhdukur me dhunë”, termi në përmbajtjen e dakordimit për të pagjeturit - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024