Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë sot në ceremoninë e certifikimit të kursantëve holandezë, në ambientet e Qendrës së Kërkim Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Pomozotin, Fushë Kosovë.
Ai me këtë rast tha se trajnimi që sapo ka përfunduar është pjesë e një rrjeti global aktivitetesh që na mundësojnë t'i përgjigjemi me shpejtësi të papriturave dhe, duke e bërë këtë, të shpëtojmë jetë.
Ai shtoi se është krenar për aftësitë që i zhvillojnë në Pomozotin, aftësi që janë jetike për shtetin tonë dhe partnerët tanë teksa përgatiten për role në arenën globale.
Kurti tha se kjo qendër, vitin e kaluar, ka ofruar trajnime për afër 3 mijë persona, në mesin e të cilëve krahas shtetasve tanë edhe qindra partnerë tjerë të huaj nga Shqipëria, Britania e Madhe, Italia, Hungaria, Jordania, Malta, Maqedonia e Veriut, Irlanda e Veriut, Portugalia, Turqia si dhe kolegët tjerë të nderuar nga Holanda.
Kurti e lartësoi punën heroike të anëtarëve të ekipit të Kërkim Shpëtimit të Kosovës, pasi ata ishin ndër të parët që iu përgjigjën tërmetit shkatërrues në Turqi në fillim të këtij viti, bashkë me kolegët e tyre nga Holanda dhe Mbretëria e Bashkuar, thuhet në një komunikatë për media.
FSK – EUCOM diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit reciprok - KosovaPress