Kurti merr pjesë në ceremoninë e ndezjes së dritave për Krishtlindje në Pjetërshan të Gjakovës
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori sonte pjesë në ceremoninë e ndezjes së dritave për Krishtlindje, në Pjetërshan të Gjakovës.
Ai me këtë rast tha se simboli i ndezjes së dritave sonte, “tregon që kush shkon pas dritës, pas të vërtetës, nuk mbetet në errësirë sepse kush bën vepra të mira, kush e do të vërtetën gjithmonë del në dritë”.
“Veprat e mira sjellin paqen dhe të mirën e përbashkët në vendin tonë dhe kudo në botë. Andaj motra dhe vëllezër, me dashuri, për drejtësi, me paqe le të ecim të gjithë përpara së bashku”, u shpreh ai.
Ndezja e dritave në këtë fshat tashmë është bërë traditë, i cili ndryshe njihet edhe si "Fshati i dritave".
Ndryshe, nën organizimin e Famullisë së Shën Josefit të Pjetërshanit, ky fshat ka arritur ndër vite të shndërrohet në një vend atraktiv, i cili ka tërhequr një numër të madh të vizitorëve për shkak të zbukurimeve unike.