Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka deklaruar se bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është në nivel shumë të mirë, ndonëse ka shtuar se si aleatë nuk do të thotë se pajtohen çdoherë, në çdo vend dhe për gjithçka.
Kurti ka thënë se si Qeveri e kanë për obligim të mbështesin rregulloren e re të BQK-së, që lidhet me çështjen e dinarit serb.Ndërsa, ka thënë se me shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, kanë diskutuar temat të dialogut dhe rëndësinë e nënshkrimit të marrëveshjeve, duke shtuar se nuk i është thënë se do të ketë ftesë për një takim të nivelit të lartë në Bruksel.
Kurti ka ritheksuar se nuk mund të ketë normalizim të njëanësh, për çfarë tha se normalizimi duhet të bëhet me Serbinë. Derisa ka shtuar se pret nga Republika e Shqipërisë gjithnjë më shumë e më mirë se sa nga çdo kush.
Këto komente, Kurti i bëri pas vënies së gurthemelit të fabrikës së prodhimit të dyerve dhe dritareve në Verbicë e Kmetocit në Gjilanit.