Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se xhudistja Majlinda Kelmendi është simbol i suksesit në vendin tonw.
Sot, përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se Majlinda është simbol i suksesit dhe se qëndrueshmëria ndaj vështirësive, përkushtimi për triumf, dhe modestia e saj ndaj suksesi, janë tri virtyte të Majlindës të cilat e bëjnë atë: kampione në tatami, kampione në jetë dhe kampione përjetë.
Në kuadër të programit "Kosova, Shtet i Xhudos", dje ishim pjesëmarrës në aktivitetin demonstrues të kampiones tonë Olimpike, Majlinda Kelmendi.
Në palestrën e qytetit të Mitrovicës "Minatori" e cila ishte mbushur përplotë me nxënës entuziast për të takuar Majlindën, ajo së bashku me xhudistë të tjerë demonstruan teknika profesionale të sportit të xhudos.
Qëndrueshmëria ndaj vështirësive, përkushtimi për triumf, dhe modestia e saj ndaj suksesit – janë tri virtyte të Majlindës të cilat e bëjnë atë: kampione në tatami, kampione në jetë dhe kampione përjetë.
Përmes programit të xhudos, përveç që po sigurojmë zhvillimin e sportit në vend, njëkohësisht po krijojmë mundësi për të rinjtë tanë që të shprehin talentin e tyre, të jenë aktiv dhe të shëndetshëm si dhe të jenë të suksesshëm.
Kosova është shtet i xhudos!
Ndryshe, i pari i ekzekutivit ishte dje i pranishëm në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, aty ku Majlinda Kelmendi ishte figura kryesore e demonstrimit të këtij sporti në kuadër të programit “Kosova shtet i xhudos”.