Edicioni i 23-të i Festivalit të Filmit Frankofon "Portrete të grave" do të shfaqë filma të njohur, të realizuar në pjesën më të madhe nga gratë, rreth grave të veçanta, me vullnet të fortë, të brishtë, gjithmonë njerëzore dhe prekëse.
Luana Bajrami, si “kumbarë” e festivalit, do të hapë këtë javë kushtuar kinemasë frëngjishtefolëse.
Kryeministri Albin Kurti tha se këtë vit është prezantuar një ligj i ri për kinematografinë në Kosovë, i cili është i rritur me stimuj për të rritur kinematografinë.
“Këtë vit ne e kemi prezantuar një ligj të ri për kinematografinë në Kosovë, i cili është i mbushur më stimuj për të rritur kinematografinë, përfshirja e zbritjes së taksave prej 30% për projektet ndërkombëtare që xhirohen në Kosovë, financimi konsiderueshëm deri në 80%, për projektet filmike dhe mbështetje 100% për regjisorët debutues”, tha Kurti.
Ndërsa, ambasadori i Luksemburgut Eric Dietz shpjegoi ngjarjen e filmit “Dallëndyshet e Kabulit”.
“Flas për filmin “Dallëndyshet e Kabulit”, i cili shfaqet më 16 tetor që flet për situatën e grave në Afganistan nën sundimin e talibanëve… Tema kryesore e filmit sigurisht është edukimi apo arsimimi i vajzave dhe emancipimi i vajzave … Pikërisht ky moslejimi i vajzave dhe grave që të mos shkollohen, i bën ato që të jenë edhe më të shtypura dhe të mos i gëzojnë të drejtat e tyre, dhe arsimi bëhet shkollim i rezistencës … Filmi tregon se shpresa mbetet dhe që arsimi, shkollimi, emancipimi, mundësojnë që të këputen zinxhirët e sundimit dhe të presionit”, theksoi Dietz.