Kurti kujton viktimat e dorës serbe në Studime 25 vjet më parë
Lexohet për: 2 min.
ZKP ZKM 2 5 2024 (1)
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Në nderim të 116 civilëve shqiptarë, nga 11 deri në 84-vjeç, të vrarë nga forcat e armatosura të Serbisë, sot në Studime të Vushtrrisë u mbajt një akademi përkujtimore. Kryeministri Albin Kurti tha se pa drejtësinë për viktimat shqiptare, për fëmijët dhe pleqtë e Studimes, Serbia nuk radhitet mes shteteve dhe kombeve që ndërtojnë të ardhmen e tyre mbi vlerat njerëzore. “Masa e krimit e detyroi edhe NATO-n atëbotë të ndërhynte. Nuk mund të mos jepet drejtësia për një masë te tillë krimi”, tha Kurti. Kurti theksoi se nën peshën e kujtimeve të rënda, si popull, kemi zgjedhur të jemi të fortë, të bashkuar në dhembje, por edhe në shpresë. 

"Sot nderojmë të vrarët më 2 maj 1999, të cilët më s’janë me neve. U nderojmë edhe juve që jeni këtu e qëndroni të fortë përkundër vuajtjes e humbjes së madhe gjatë luftës. Krahas sakrificës së të rënëve, e çmojmë qëndresën e popullit. I përkulemi popullit të Kosovës që nuk u përkul para terrorit të Serbisë. Le të vazhdojmë të qëndrojmë të bashkuar në kujtimin e të dashurve tanë, përkushtimin për drejtësi, e të frymëzuar nga buzëqeshjet e fëmijëve. Fëmijët që lindin dhe po rriten në liri janë dëshmi e fuqishme e asaj që kemi arritur dhe shpresës që mbartim çdo ditë," tha Kurti. Në nderim të shqiptarëve të vrarë nga forcat serbe, kryeministri Kurti dhe  presidentja Vjosa Osmani vendosën kurorë të përbashkët dhe bënë homazhe te varrezat.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024