Kurti kujton Ditën e Evropës: Uniteti evropian më urgjent se kurrë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 javë më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka përkujtuar sot Ditën e Evropës në 74-vjetorin e vendosjes së gurthemelit të Bashkimit Evropian. Ai ka thënë se kjo ditë na përkujton nevojën për unitet, solidaritet e bashkëpunim si parime të patjetërsueshme, për ruajtjen e demokracisë, drejtësisë dhe barazisë, të drejtave të njeriut e sundimit të ligjit në Evropë. “E gjersa Evropa sot po kërcënohet nga politikat ekspansioniste e ideologjitë ekstremiste, ruajtja e unitetit bëhet më e rëndësishme se asnjëherë më parë. Vetëm një Evropë e bashkuar mund të bëhet mburojë ndaj agresioneve ushtarake e tentimeve destabilizuese që cenojnë paqen dhe rrezikojnë lirinë”, ka shkruar Kurti në Facebook. Ai ka theksuar rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe në familjen e madhe evropiane, e cila do të ishte një sinjal pozitiv për vendin dhe  vlerat demokratike. Dita e Evropës është më shumë se një ditë feste, por edhe përkujtimi për vlerat e avokuara qe në vitet e '50-ta, të cilat dërguan drejt krijimit të BE-së, gurthemeli i të cilit u vendos përmes deklaratës së Ministrit të Jashtëm francez, Robert Schuman. Kjo ditë ngërthen rëndësinë se vetëm një Evropë e bashkuar kultivon lirinë e demokracinë, paqen e sigurinë.

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
501
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024