Kurti kritikon prokurorinë, tregon përpjekjet e institucioneve në rastin e Faton Hajrizit
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka kritikuar Prokurorinë e Kosovës lidhur me mosngritjen e akuzës ndaj Milan Radojiçiqit dhe terroristëve të tjerë në rastin e Banjskës.
Sipas Kurtit as pas 10 muajve prokuroria s'ka lëvizur në këtë drejtim ndërkaq nuk iu deshën as 10 orë që të merret në pyetje ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për një postim të saj në rrjetin social Facebook.
Kryeministri Albin Kurti shtoi se qytetarët nuk duhet të bien pre e heroizimit të Faton Hajrizit.
Sipas tij hero dhe patriot është Afrim Bunjaku, i cili u vra gjatë sulmit terrorist serb në Banjskë të Zveçanit.
Kurti poashtu ka dhënë detaje lidhur me përpjekjet e institucioneve kosovare për të transmetuar informacione zyrtare për rastin e Faton Hajrizit.
Ndryshe, zëvendëskryeministri i Serbisë, njëherësh ministër i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, kishte thënë të premten se është vrarë Faton Hajrizi, i dyshuari për vrasjen e një polici në Serbi.