Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në hapje të edicionit të dytë të ”Prishtina Music Conference”, ku tha se Kosova është në prag të reformës më të madhe ligjore në kulturë dhe se me masat që do të merren me legjislacionin e ri, kultura do të kalojë në një fazë të re zhvillimore.
Kurti ka thënë se muzika, si pothuajse të gjitha artet tjera përballet po ashtu me tregun dhe me rolin e vetë në shoqëri. Sipas tij, krahas kësaj është edhe publiku cilësor muzikor, e artisti gjendet në tehun, ku me punën e tij ose saj duhet të mbijetojë, por edhe të mos e tradhëtojë artin e tij ose saj. Pra duhet të bëhet disi e mundshme që të mbijetosh pa tradhtuar.
“Kosova është në prag të reformës më të madhe ligjore në kulturë. Në këtë edicion të dytë të Prishtina Music Conference dua të ju njoftoj se me masat që do të merren me legjislacionin e ri, kultura do të kalojë në një fazë të re zhvillimore. Ajo sigurisht që na prinë, por kur të na prinë duhet ta ndjekim, dhe duke e ndjekur duhet t'i ndihmojmë. Për fund, Qeveria e Kosovës nga fillimi i mandatit ka mbështetur ngjarjet më të mëdha të muzikës, si Sunny Hill Festival, festivalet e shumta të ndryshme të muzikës vjetore, Festivalin e Operas Ramë Lahaj International Opera Festival e të tjera”, tha Kurti.