Kurti: Kosova me Observator dhe Planetarium Kombëtar
Lexohet për: 1 min.
teleskopi Kurti
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka shpërndarë një video në rretin social Facebook duke thënë se Kosova tash ka Observator dhe Planetarium Kombëtar, me teleskopin diellor më të madh në Evropën Lindore.

“Puna më pak se dy vjeçare dhe bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Komunës së Shtimes, Organizatës "Astronomy Outreach of Kosovo" e përmes tyre me kompaninë e prodhimit të teleskopëve, Celestron, kompanisë Sky-Ëatcher USA dhe organizatës amerikane Sunlit Earth!/The Charlie Bates Solar Astronomy Project, tash do t’i ofrojë të gjithëve mundësinë për të vrojtuar gjithësinë, teksa zgjerojmë limitet e kureshtjes. Përhumbje e lundrim në hapësirë, për një përvojë për t'u përjetuar”, ka shkruar Kurti.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025