Kryeministri Albin Kurti deklaroi se buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë i mbrojtjes dhe sigurisë, ku kanë paraparë 370 milionë euro. Ai theksoi se në buxhetin e paraparë prej më shumë se 3.3 miliardë euro do të ketë nëntë milionë euro më shumë investime kapitale se në vitin aktual. Gjatë shqyrtimit të parë të projektbuxhetit për vitin 2024, Kurti në seancë plenare tha se janë planifikuar tre milionë euro për Luginën e Preshevës dhe 742 milionë për komunat e Kosovës.
Kryeministri Albin Kurti ftoi deputetë të pozitës dhe opozitës që të mbështesin projektbuxhetin e vitit të ardhshëm.
Gjatë qeverisjes së tij, Kurti tha se ekonomisë ju shtuan 60 mijë vende pune, ku gjysma e të punësuarve janë të rinj e të reja.
Në prezantimin e projekt-buxhetit, Kurti shtoi se kanë paraparë ndarjen e mbi 90 milionë euro për nënat lehona dhe fëmijët nën 16 vjeç.
Kryeministri Kurti theksoi se buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë prioritet sa i përket nevojave të qytetarëve dhe për një ekonomi më të fortë. /Sh.Pajaziti
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.