Kryeministri Albin Kurti është zotuar se do të bëjmë revitalizimin e disa linjave hekurudhore, reduktimin e qeseve dhe shisheve të plastikës dhe menaxhimin e mbeturinave të rrezikshme. Krahas integrimit në BE, Kurti ka folur edhe për rëndësinë e ndalimit të degradimit të natyrës. Në ceremoninë e “Karta për Komunën e gjelbër dhe të qëndrueshme”, shefi i ekzekutivit tha se niveli qendror e lokal duhet të zbatojë agjendën e gjelbër për Ballkanin Perëndimor.
Në shënimin e Ditës së Tokës, kryeministri Albin Kurti tha se qytetet janë kthyer në ngjyrë hiri, e të tillë e kanë edhe ajrin.
Ai shtoi se janë ndërmarrë disa hapa për një të ardhme më të qëndrueshme të furnizimit me energji të ripërtritshme. Kurti tha se nevojitet një rishikim i thellë i qasjes së shfrytëzimit të burimeve dhe rimendim i hapësirës publike.
“Sipas vlerësimit të fundit të bërë nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, emetimet mesatare të gazrave serrë në Kosovë janë vlerësuar rreth 10 milionë tonë dioksid-karboni ekuivalent. Përtej numrave këto vlera janë thirrje për ndërmarrë veprime të guximshme dhe radikale për mbrojtjen e diversitetit, ruajtjen e burimeve tona natyrore dhe zhvillimin e ekonomisë së qëndrueshme. Për të ndihmuar në uljen e këtyre numrave dhe implementimin e agjendës së gjelbër, qeveria përmes mbështetjes së politikave të qëndrueshme do të përmirësojë performancën ekonomike, nxitjen e sektorëve të ri të biznesit duke mundësuar krijimin e vendeve të reja të punës”, ka shtuar ai.
“Në kuadër të planifikimit buxhetor për vitin 2022 dhe të rejat që planifikohen në të ardhmen, kemi për synim rivitalizimin e linjave hekurudhore Prishtinë-Fushë Kosovë, Fushë Kosovë-Pejë dhe Klinë-Prizren. Reduktimin e qeseve dhe shisheve të plastikës, menaxhimin e mbeturinave të rrezikshme dhe dekomisionimin e azotikut si dhe ndërtimin e stacioneve transfer dhe qendrave të riciklimit në qendra të mëdha”, theksoi Kurti.
Me nënshkrimin e kartës për komunën e gjelbër dhe të qëndrueshme, Kurti shtoi se komunat do të përfitojnë mbështetje financiare e profesionale në dizajnimin e politikave të zhvillimit urban, social dhe ekologjik.
"Agjenda e gjelbër ka një potencial vërtetë transformues. Është strategjia e re për rritjen e Kosovës dhe gjithë rajonin që kalon nga një model tradicional në një ekonomi të qëndrueshme. Agjenda e gjelbër nuk mund të zbatohet ende, por me një sinergji, bashkëpunim të sinqertë dhe punë të ndërsjellët të gjitha niveleve të qeverisjes, është e rëndësishme që të gjithë në qeveri në Prishtinë dhe nivel lokal, përkatësisht nga përkatësia politike, preferencave partiake të punojnë së bashku për zbatimin e kësaj karte. Dua ta shoh Kosovën si shembull të transformimit të gjelbër në rajon”, ka thënë ajo.
Përfaqësuesi special i qeverisë federale gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin tha se Kosova varet nga qymyri, e cila shkakton ndotjen e ajrit.
E,koordinatorja për zhvillimin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Ulrika Richardson u shpreh se slogani i Ditës së Tokës duhet të jetë investimi në planet.
“Është një iniciativë e shkëlqyeshme dhe natyrisht edhe për komunat. Komunat janë ato ku ndodhin gjërat dhe mundësuesi i politikave dhe prioriteteve dhe gjithashtu kornizave më të mira legjislative. Kemi mirëpritur dhe është e rëndësishme që të bazohemi në disa iniciativa që janë duke u bërë... Duhet të mirëpresim edhe vendimin e Kosovës që të bëhet një komision i cili do të mundësojë koordinimin dhe kohezionin e këtyre iniciative. Ka shumë gjëra që po bëhen në Kosovë të cilat mund të përshpejtohen dhe bazohen në mënyrë që të bëjmë këtë iniciativë që të ndodhë dhe të ketë një start dinamik të suksesshëm”, ka thënë Richardson.