Kurti-Kearns: Ndëshkimi i Serbisë vendimtar për mospërsëritje
Lajme
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri Albin Kurti, ka pritur sot në takim deputeten dhe kryetaren e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin britanik Alicia Kearns, të cilës i shprehu mirënjohjen për mbështetjen e madhe të saj për Kosovën.

Në takim u theksua që prioritet kryesor për Republikën e Kosovës është siguria e shtetit dhe e qytetarëve.

Po ashtu u tha se pas sulmit terrorist dhe kriminal të 24 shtatorit të kryer nga grupe paramilitare me sponsorim dhe pjesëmarrje të Serbisë, ndëshkimi është vendimtar për mospërsëritje.

Në takim u bisedua për përkushtimin e plotë për zbatimin e Marrëveshjes Bazike (Bruksel, 27 shkurt) dhe Aneksit të Implementimit të tij (Ohër, 18 mars), thuhet në një komunikatë për media të Kryeministrisë.

​Deputetja Kearns sheh nga afër armatimin e konfiskuar të serbëve pas 24 shtatorit - KosovaPress

Osmani-deputetes Kearns: Kosova është më e fortë me aleatë si ju - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024