Në shënimin e Ditës së Fëmijëve, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur përkushtimin dhe angazhimin e tij për të rritur mirëqenien e fëmijëve, respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre.
Gjatë takimit të Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve, ku morën pjesë përfaqësues qeveritar e organizata që merren me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, shefi i ekzekutivit ka theksuar se mirëqenia e fëmijëve është gurthemel për një shoqëri të drejtë dhe prosperuese.
“Po ecim drejt përmbushjes së premtimit tonë për angazhimin e 500 asistentëve të rinj për të ndihmuar fëmijët me aftësi të kufizuara e nevoja të veçanta duke pas parasysh që një gjë e tillë nuk ka ekzistuar fare më herët", ka thënë Kurti.
Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.
Dita e Fëmijëve në Kosovë do të shënohet me një sërë aktivitetesh që promovojmë të drejtat e fëmijëve.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, do të takojnë fëmijë nga të gjitha komunat e Kosovës.