Kurti: Ishte formacion terrorist i përkrahur nga Beogradi zyrtar
Lexohet për: 2 min.
kurti--2-240923
1 vit më parë
Linku u kopjua

Janë ndezur qirinjtë për nder të policit të vrarë në krye të detyrës sot në Basnjë të Zveçanit. Të pranishëm në ndezjen e qirinjve ishte kryeministri Albin Kurti, përfaqësues të institucioneve të Kosovës, ambasadori amerikan dhe shumë policë e qytetarë të tjerë.

Kryeministri Albin Kurti tha se situata me Serbinë është një formacion terroristë i planifikuar. Ai tha se kjo paraqet një strukturë mercenare e cila është e organizuar nga Beogradi.

Policia e Kosovës është ajo që informon për të dhënat nga tereni por ajo që duhet tashmë që kemi dhe pjesëtarë të atij formacioni profesionit, ushtarak policor të huaj që kreu sulmin terrorist dhe vra mizorisht Afrimin i kemi edhe të plagosur dhe tre të vrarë prej tyre dhe gjithashtu të arrestuar besoj që procesi në vijim do të na jap më shumë të dhëna mbi atë se kush janë këta dhe kush saktësisht janë këta si hynë në Kosovë kur dhe kush janë urdhër dhënësit e dirigjuesit e kësaj përpjekje të dështuar për ta destabilizuar Republikën e Kosovës, nga ajo çfarë kemi mësuar  janë ato çfarë i kemi menduar edhe më herët që bëhet fjalë për një formacion terrorist e kriminal profesionist i cili i ka planifikuar gjatë këtë çfarë kanë kryer sot dhe që nuk paraqesin një bandë të kontrabandës por një strukturë mercenare, e cila është e përkrahur politikisht, financiarisht dhe logjisitikisht nga Beogradi zyrtar” tha Kurti.

Kurti shtoi se polici i vdekur Afrim Bunjaku me trimërinë e tij ka ndriçuar rrugën e shtetit të Kosovës. Ai tha se do të ndjekim rrugën ligjore të gjithë së bashku deri në fund.

Po ashtu, edhe kryetari i  Prishtinës, Përparim Rama tha se vrasja e policit është një akt terrorist i organizuar nga Serbia. Ai falënderoi institucionet ndërkombëtare që po përkrahin mbrojtjen e shtetit të Kosovës

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024