Kurti i përgjigjet deklaratës së Osmanit "këtu e sollën vendin njerëz me qëllime të rrezikshme”
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kurti i përgjigjet deklaratës së Osmanit "këtu e sollën vendin njerëz me qëllime të rrezikshme”
kurti1234
06/03/2026 - 16:52
Linku u kopjua

Kryeministri , Albin Kurti komentoi deklaratën e presidentes, Vjosa Osmani, e cila mëngjesin e sotëm tha se "këtu e sollën vendin njerëz të papërgjegjshëm e me qëllime të rrezikshme”.

"Zonja Osmani nuk ka përmendur emra, nuk e di pse ju shkon mendja tek unë...Të pa përgjegjshëm mbrëmë kanë qenë ata që munguan", tha ai.

Kryeministri, Albin Kurti, foli edhe për kandidimin e Glauk Konjufcës për president. Tha se ka dashur që t’u japë shans të tjerëve për propozime për president, por që nuk kanë ofruar emra.

"Glauk Konjufcën nuk e kemi nxjerrë 30 ditë. Ne kemi dashur që t’u japim shans të tjerëve, por në të njëjtën kohë nuk kemi dashur që të hyjmë në 24 orëshin e fundit pa asnjë emër", tha ai.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026