Kurti i njofton ambasadorët e Kosovës me sanksionet e vendosura ndaj Rusisë
Lexohet për: 2 min.
ZKM - 25 2 2022 (2)
2 vite më parë
Linku u kopjua


Kryeministri i Republikës së Kosovë, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministren dhe Ministren për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla, takoi virtualisht ambasadorët dhe shefat e misioneve diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës.

Në këtë takim të jashtëzakonshëm u diskutua për agresionin ushtarak dhe invadimin e Ukrainës nga Federata Ruse. Diplomatët tanë, me detyrë në vende të ndryshme të botës, u njoftuan nga kryeministri Kurti dhe zëvendëskryeministrja Gërvalla për vendimin e fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vendosjen e sanksioneve ndaj entiteteve dhe individëve nga Rusia, Bjellorusia dhe dy rajonet e Ukrainës që shpallën ilegalisht “pavarësinë.” 

Sipas një komunikate, me këtë veprim Republika e Kosovës u rreshtua përkrah vendeve demokratike, në këtë betejë botërore kundër diktaturës e autokracisë, u theksua në takim.

“Ambasadorët tanë bënë të ditura pozicionet dhe zhvillimet e fundit të vendeve pritëse dhe vendeve të tjera që i mbulojnë. Ata po ashtu njoftuan kryeministrin dhe zëvendëskryeministren lidhur me angazhimin e tyre intensiv në përcjelljen e informacionit tek vendet që mbulojnë për pozicionin e Republikës së Kosovës, në mbështetje të integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës”, thuhet në komunikatë.

https://kosovapress.com/admin/qeveria-e-kosoves-miraton-pakon-me-sanksione-kunder-rusise/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025