Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka deklaruar se i kanë kërkuar Agjencionit Kadastral të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me tokën rreth Manastirit të Deçanit. Kryeministri Kurti ka thënë se këtë vendim e ka marrë për ta hequr si kusht për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës.
Në mbledhjen e qeverisë të mërkurën, Kurti ka thënë se Qeveria e Kosovës ka qenë para dy opsioneve, të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese e të mundësohet ecja tutje me qëllim anëtarësimin në Këshillin e Evropës këtë vit, ose heqja e çështjes së Kosovës nga agjenda e anëtarësimit. Ndërsa, sipas Kurtit, vendimi është marrë “duke u prirë nga arsyeja e shëndoshë”.
Kryeministri Kurti tha se Komiteti përgjegjës në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës edhe në raportin e fundit ka thënë se ky ngel kusht që duhet plotësuar për anëtarësim.
Ndërsa, ka thënë se po bëjnë përpjekje që ky kusht të hiqet, ai shtoi se duhet të zgjedhin një vendim, pasi siç tha ai, zgjidhje tjetër nuk ka.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...
Kujtojmë se, vendet e QUINT’it tash e disa vjet shprehen të shqetësuar se nuk po respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese në rastin e Manastirit të Deçanit dhe vazhdimisht bëjnë thirrje autoriteteve të Kosovës që t’i lejojnë manastirit ta regjistrojë tokën në kadastër./E. Krasniqi