Kurti i ka dy fjalë për Telekomin
Lexohet për: 1 min.
457697198_812545937746849_5238263089387605281_n
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri Albin Kurti ka folur për zhvillimet e fundit në Telekomin e Kosovës.

Ai ka thënë se rrjeti i kësaj kompanie po modernizohet, duke iu mundësuar qytetarëve që të kenë shërbime sa më cilësore.

“Telekomi i Kosovës i është kthyer qytetarëve. Rrjeti po modernizohet e shërbimet janë më cilësore. Në çdo cep të vendit, publikja tash po lulëzon”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ndryshe, Telekomi i Kosovës VALA po vazhdon investimet në modernizim të rrjetit në të gjithë Kosovën. Tashmë edhe Podujeva, rajoni i Prishtinës, Mitrovica Veriore e Theranda janë bërë me rrjetin 5G.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024