Kurti i jep detaje komisionares për Zgjerim mbi sulmin terrorist në Ibër-Lepenc
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Kurti i jep detaje komisionares për Zgjerim mbi sulmin terrorist në Ibër-Lepenc
6 orë më parë
Linku u kopjua

Kryeministri Albin Kurti gjatë një takimi sot në Bruksel ka informuar në detaje komisionaren e re për Zgjerim të Bashkimit Evropian Marta Kos mbi sulmin  terrorist ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës në kanalin ujor të “Ibër-Lepencit”.

Ai tha se hetimet në lidhje me sulmin po vazhdojnë, teksa në mesin e konfiskimeve të bëra në lidhje me rastin, krahas armatimit dhe municioneve, janë gjetur edhe 74 emblema ushtarake, prej të cilave 20 të njësive të ndryshme ushtarake ruse, përveç atyre serbe.

Në takimin e parë qe nga marrja e detyrës së re nga Kos, kryeministri Kurti kërkoi anëtarësimin e Kosovës në BE, duke thënë se vendi meriton marrjen e pyetësorit dhe statusit kandidat, teksa bëri thirrje edhe për largimin e masave ndëshkuese të vendosura për më shumë se një vit.

Kurti shprehu përkushtimin e Qeverisë për zbatimin e Planit të Rritjes, i cili është instrumenti kryesor për rritjen ekonomike dhe përshpejtimin e procesit të integrimit në BE, duke thënë se agjenda e reformave ERA II deri në fund të vitit 2023 ka arritur shkallë zbatimi 72 për qind.



Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024