Kurti i gatshëm për zgjedhje, kërkon konsensus me partitë opozitare
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur i gatshëm për zgjedhje të parakohshme, mirëpo ka theksuar nevojën e një konsensusi të gjerë edhe me partitë opozitare.
Albin Kurti pas takimit me kryetarin e PDK-së Memli Krasnii, përmendi vjeshtën si opsion për zgjedhje të parakohshme.
Krahas kësaj, Albin Kurti nënvizoi se Kosova pa plotësuar kriteret për anëtarësim në Këshill të Evropës.
Ndërsa, Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka theksuar nevojën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.
Lideri opozitarë, Krasniqi është i vetmi që ka pranuar ftesën për takim të kryeministrit Albin Kurti, ndërkaq kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj kanë refuzuar ftesën, me arsyetimin se diskutimi për agjendën legjislative është në domenin e Kuvendit.
https://kosovapress.com/perfundon-takimi-kurti-krasniqi-mbajtja-e-zgjedhjeve-te-parakohshme-eshte-e-nevojshme