Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se Kosova përveç që duhet të kujdeset për sigurinë për shkak se grupet terroriste serbe, dëshirojnë të shkaktojnë destabelizim, vendi ynë fokusohet edhe për anëtarësimin në NATO dhe Bashkimin Evropian. Për anëtarësim në BE, tha se ka marrë premtim që BE dhe gjashtë vendet e Ballkani Perëndimor, do të jenë bashkë.
Kurti i bëri këto komente në ditën e dytë të Forumit të Paqes në Paris, ku zhvilloi një diskutim në kuadër të temës "Krijimi i paqes dhe ndërtimi i një bote më të sigurt”, i cili u moderua nga Pascal Boniface, drejtor i Institutit francez për Çështje Ndërkombëtare dhe Strategjike (IRIS).
E kur është pyetur nëse ka fituar betejën ndaj korrupsionit, Kurti tha se korrupsioni përfaqëson kërcënim nacional ndaj sigurisë
Kurti tha se nga BE kanë dy premtime, fillimisht për planin e zgjerimit nga BE, ku janë paraparë 6 milionë euro për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.