Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka folur për nevojën e zhvillimit të infrastrukturës sportive në vend, duke theksuar se Kosova duhet të investojë seriozisht në ndërtimin e stadiumeve të futbollit, në funksion të organizimit të Lojërave Mesdhetare 2030.
Sipas Kurtit, projekti parashikon ndërtimin e 20 stadiumeve, të cilat do të jenë me kapacitete më të vogla, por të përshtatshme për nevojat e vendit dhe për ngjarjen ndërkombëtare që Kosova do ta organizojë së bashku me Shqipërinë.
Deklarata e Kurtit vjen në kohën kur po diskutohet intensifikimi i përgatitjeve infrastrukturore për Lojërat Mesdhetare 2030, një ngjarje që pritet të ketë ndikim të madh në sport, ekonomi dhe imazh ndërkombëtar të Kosovës.
https://youtube.com/shorts/82Gl_CPqpG4?si=GiP8SrXZiX5t7a8z
https://youtube.com/shorts/82Gl_CPqpG4?si=GiP8SrXZiX5t7a8z