Përplasje në seancën e Kuvendit ka pasur në mes të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ku ky i fundit adresoi kritika për veprimet e qeverisë që lidhën me situatën e fundit në veri të vendit. Pas kësaj, Kurti i ka thënë Haradinajt që të mos shesë moral meqë, sipas Kurtit, e njohin mirë.
Kurti ka thënë se nuk ka pasur luftim të korrupsionit e krimit të organizuar asnjëherë siç po ndodh aktualisht me qeverinë e drejtuar nga ai.
Përsëri ka reaguar ish-kryeministri Haradinaj sipas së cilit Kurti nuk mund t’i marrë meritat e veprimeve të amerikanëve për listë të zezë.
Ai e ka quajtur Kurtin “good guy” dhe sipas tij i njëjti është tërhequr prapa nga veriu i Kosovës.
Ndërsa në kundër replikën e tij, Kurti ka thënë se nuk ka koalicion me Listën Serbe.
“Ju e dini shumë mirë u në kam qenë gjithmonë ‘good guy’, gjithmonë kam qenë ‘good guy’, pra absolutisht unë nuk ju kuptoj çfarë vlera paska mos me qenë ‘good guy’, pra kam besuar në atë që e kam thënë dhe kam vepruar sipas asaj që kam besuar, kjo të bënë ‘good guy’. Kur është situata tejet e rrezikshmet për shtetin e kombin kam bërë veprime radikale, por tash nuk është ajo situatë, unë nuk jam radikal për nga karakteri por për nga tema. Kur Kosova rrezikohet me shkëmbim territorial e ndarje, kur Kosova rrezikohet me falje të 8 mijë e 200 hektarëve, kur Kosova rrezohet me ‘Zajednica’, normalisht që jam radikal, por sot nuk është kjo situatë, nuk ka nevojë”, ka thënë Kurti.