Kurti: Do të inkurajojmë aktivizimin në tregun e punë të personave me aftësi të kufizuar
Biznes
Lexohet për: 2 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, kanë lansuar platformën për regjistrimin e organizatave joqeveritare dhe bizneseve si ndërmarrje sociale.

Kjo politikë qeveritare u tha se do të inkurajojë aktivizimin në tregun e punës të personave me aftësi të kufizuar dhe grupeve të tjera të cenueshme. Si kusht për marrjen e statusit ndërmarrje sociale është nëse OJQ-të apo bizneset e kanë aktivitetin të strukturuar për ofrimin e shërbimeve për grupet e cenueshme apo kanë të punësuar së paku 30 për qind të stafit nga të njëjtat grupe.

Kryeministri Albin Kurti, tha se këto politika qeveritare do të sigurojnë që shteti do të ofrojë mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët.

Ndërkaq, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekruan Murati, e konsideroi si shumë të rëndësishme këtë platformë për t’i ndihmuar grupet e cenueshme në vend.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Takimi i Kurtit dhe Muratit me OJQ-të dhe bizneset ishte i hapur vetëm në fjalimet e qeveritareve, ndërkaq, në momentin kur morën fjalën përfaqësuesit e tjerë mediat u larguan nga salla e diskutimit./KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024