Kurti dhe Qeriqi diskutojnë për rritjen e mirëqenies së invalidëve të luftës
Lexohet për: 2 min.
ZKP ZKM 26 2 2022 (1)
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetarin e Këshillit për mbrojtjen e të drejtave të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhevdet Qeriqi, së bashku me anëtarët e këtij këshilli.

Rritja e mirëqenies së invalidëve të luftës ishte tema e këtij takimi, ku morën pjesë edhe Aziz Bici, këshilltar  i kryeministrit për çështje të kategorive të dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe anëtarët e këshillit për mbrojtjen e të drejtave të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hyzri Musliu, Sefedin Zuka dhe Naim Gashi.

Sipas një komunikate të Qeverisë, u bisedua për mundësitë e shtimit të bashkëpunimit, për të përmirësuar gjendjen e invalidëve të luftës, me gjendje të rëndë shëndetësore.

“U theksua domosdoshmëria e rritjes së bashkëpunimit me institucione shëndetësore lidhur me trajtimin dhe marrjen e shërbimeve shëndetësore për invalidët e luftës”, thuhet në komunikatë.

Kryetari i Këshillit e falënderoi kryeministrin për pritjen dhe theksoi gatishmërinë për bashkëpunim me Qeverinë dhe institucionet përkatëse.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025