Kurti dhe Nagavci takohen me nxënës në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve
Lexohet për: 1 min.
348361512_783452766520115_234476726193174256_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci janë takuar me nxënës nga komuna të ndryshme të Kosovës, me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Mediet janë lejuar të marrin pamje vetëm në fillim të aktivitetetit, ndërsa pas takimit, pritet që Kurti të deklarohet për zhvillimet e fundit në vend.

Dita e Fëmijëve shënohet më 1 qershor në mbarë botën, pasi në këtë datë është mbajtur Konferenca Botërore e Mirëqenies së Fëmijëve në Gjenevë, në vitin 1925./KosovaPress

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bdita-nderkombetare-e-femijeve/
https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bne-diten-e-femijeve-perurohet-edhe-nje-cerdhe-ne-ratkoc-te-rahovecit/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024