Kurti dëshiron t’i takojë të gjitha partitë së bashku
Lexohet për: 1 min.
0 Albin Kurti 4422 (1 of 18) (3)
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri Albin Kurti ka komentuar përgjigjet e partive opozitare për ftesën e tij për darkën e punës ditën e hënë, ku temë diskutimi është paralajmëruar agjenda  e Kuvendit për sesionin pranveror.

Kurti për TV Besa tha se është i interesuar të takohet me të gjitha partitë së bashku, pasi ftesës së tij pozitivisht iu ka përgjigjur vetëm PDK-ja e Memli Krasniqit, por jo edhe AAK dhe LDK.

“Jam i interesuar të takohem me të gjithë dhe mendova se është më së miri që të takohemi të gjithë së bashku. Këtë e kam treguar edhe në të kaluarën dhe do ta tregoj edhe në ditët, javët e muajt në vijim, tash që kemi hyrë në vitin e fundit të mandatit qeverisës”, tha ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024