Kurti dënon vrasjen në Ferizaj: Edhe një grua e vrarë mizorisht
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri Albin Kurti ka dënuar vrasjen e 21-vjeçares sot në Ferizaj duke thënë se drejtësia duhet të veprojë pa vonesa. Ai në një postim në Facebook ka thënë se nuk ka arsye të priten të dihen detajet e vrasjes. “E dënojmë ashpër këtë krim që po përsëritet. Edhe një grua e vrarë mizorisht nga tyta e armës që ekzekuton nga afërsia. Një grua e Kosovës e vrarë nga një vrasës burrë. Zemërimi dhe neveria bëjnë garë përbrenda secilit qytetar të Kosovës sot. Qytetarja e shtetit tonë të pavarur në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj u qëllua për vdekje,” ka shkruar ai.

Kurti ka ngushëlluar familjen, të afërmit dhe miqtë e saj, duke thënë se drejtësia duhet të veprojë pa vonesa duke e pranuar që efekti i deritanishëm i ka mbetur i mangët e përgjegjësia mbetet përherë e lartë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024