Kurti: Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit është jokushtetues
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kurti: Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit është jokushtetues
Nuk mund të flasim për zgjedhje të reja pa pasur vendimmarrje nga Gjykata Kushtetuese, tha kryeministri Albin Kurti.
Pas dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarje të Kuvendit, Kurti tha se i njëjti nuk është kushtetues.
“Ndodhemi në një situatë kur unë nuk besoj se mund të flasim për zgjedhje të reja pa e thënë fjalën e vet Gjykata Kushtetuese, meqenëse kemi mospajtime dhe kërkesë para tyre. Ata kanë një materie që duhet ta trajtojnë. Deputetët që u zgjodhën për katër vjet në legjislaturën e dhjetë nuk i mbushën as katër javë të detyrës së tyre dhe sot në mëngjes u njoftuam nga mediat se me dekret është shpërndarë Kuvendi... Shpërndarja e Kuvendit lidhet drejtpërdrejt me përfundimin e procedurës së votimit, pasi të jenë zhvilluar tre raunde të votimit dhe votimi i tretë të ketë dështuar të zgjedhë presidentin. Mbrëmë ne sapo filluam me raundin e parë dhe kurrsesi nuk jemi në raundin e tretë”, tha ai.
Kurti ka thënë se vetëm pas dështimit të rundit të tretë të votimit do të mund të shkohej në zgjedhje.
“Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve nuk është kushtetues. Le të presim me qetësi dhe durim, ndërkohë qeverisim mbarë e mirë si gjithnjë.” /KosovaPress/
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.