Kurti-Bjerde diskutojnë mbi stabilitetin institucional
Lexohet për: 2 min.
1.6.2022 ZKM (2)
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kryeministri Albin Kurti priti sot në takim zëvendëspresidenten e Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore, Anna Bjerde, me të cilën bisedoi mbi stabilitetin institucional dhe indikatorët pozitivë.

I pari i Qeverisë së vendit tonë veçoi rritjen e eksporteve dhe potencialin e madh në fushën e teknologjisë së informacionit si dhe angazhimin e qeverisë për digjitalizim, ndërsa  shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Bankës Botërore për Kosovën në shumë fusha.

Përfaqësuesit e Bankës Botërore thanë se presin që së shpejti të kalojë në Kuvend marrëveshja për reformën sociale, pasi ajo është përgjigja e duhur ndaj krizës inflacionare dhe jo prekja e mjeteve të Trustit pensional.

Duke biseduar për situatën aktuale me energji elektrike, u përmend edhe ndikimin i luftës në Ukrainë.

Kryeministri Kurti bëri të ditur se janë afër lansimit të Strategjisë së energjisë dhe ritheksoi përkushtimin e Qeverisë për energji të ripërtëritshme.

Ndryshe, përveç Bjerde, në këtë takim morën pjesë edhe drejtoresha rajonale e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Linda van Gelder, drejtoresha e re rajonale për Ballkanin Perëndimor, Xiaoqing Yu, dhe menaxheri i Zyrës së Bankës Botërore për Kosovë, Massimiliano Paolucci.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025