Kurti bisedoi me Peach: Angazhim për t’u bërë pjesë e NATO-s
Lexohet për: 2 min.
Albin Kurti 2022 (16)
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar bisedë telefonike me të Dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach. Siç bëhet e ditur nga një komunikatë për media, fillimisht, në emër të Qeverisë së Kosovës, Kurti i ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Madhërisë së saj, Mbretëreshës Elizabetë II.

Duke biseduar për Ballkanin Perëndimor, sipas komunikatës, është theksuar rëndësia për më shumë koordinim në politikën rajonale, me qëllimin e përbashkët për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe të forcimit të aleancës veri-atlantike, për paqe dhe siguri në rajon dhe më gjerë.

“Kryeministri Kurti theksoi angazhimin e Qeverisë për t’u bërë pjesë e Programit Partneriteti për Paqe të NATO-s, derisa të bëhemi anëtar i plotë i NATO-s. Ndërsa lidhur me invazionin dhe agresionin ushtarak rus në Ukrainë, kryeministri potencoi se Republika e Kosovës ka bashkërenduar politikën e jashtme me Bashkimin Evropian”, thuhet në komunikatë.

Duke biseduar pasojat ekonomike dhe energjike të agresionit rus, thuhet se Kurti e ka njoftuar emisarin Peach për masat e ndërmarra nga Qeveria, në mbështetje të qytetarëve, nëpërmjet Pakos së Ringjalljes Ekonomike, asaj për përballje me inflacionin si dhe masat e prezantuara të subvencionimit për efiçiencë të energjisë për qytetarët.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024