Kurti: Bisedimet për qeverinë Kurti 3 nisin shumë shpejt
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kurti: Bisedimet për qeverinë Kurti 3 nisin shumë shpejt
Qeveria
13/10/2025 - 11:10
Linku u kopjua

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është deklaruar për krijimin e qeverisë së re.

Në konferencën për media, Kurti tha se dita e fundit për ta prezantuar kabinetin e ri qeveritar, është 26 tetori.

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti sa i përket krijimit të qeverisë së re tha se shumë shpejt do të filloj komunikimet dhe bisedat për qeverinë qendrore.

“Për qeverinë qendrore dita e fundit kur do të mund të mbahet seanca ku unë prezantoj kabinetin është 26 tetori.  Këto dite jemi të angazhuar në analizën gjithëpërfshirëse, por shumë shpejt do të fillojmë komunikimin dhe bisedat edhe për qeverinë qendrore, sepse Kosovës i duhet edhe një mandat i qeverisë sonë”, theksoi Kurti.  

Sa i përket asaj se LVV a është e gatshme për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, Kurti tha se nëse nuk ka Qeveri Kurti 3 janë të gatshëm për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

“Ne po bëhemi gati të qeverisëm anë e mbanë komunat e Kosovës po bëhemi gati për qeverinë Kurti 3. Nëse nuk ka Kurti 3 padyshim jemi të gatshëm për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare... Gatishmëria jonë është e plotë dhe plani ynë është Qeveria Kurti 3”, tha ai.

Pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, Presidentja Vjosa Osmani, e ka mandatuar të shtunën liderin e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, për të tentuar ta formojë Qeverinë e re të vendit, tetë muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme.

Por, ai do të ketë "punë" për t’i gjetur të paktën 61 vota në Kuvendin e Kosovës me 120 deputetë për mandatin e tretë në krye të Qeverisë, pasi partia LVV - GUXO dhe Alternativa i fituan 48 ulëse në zgjedhjet e 9 shkurtit.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026