Kryeministri Albin Kurti gjatë një diskutimi sonte të organizuar nga organizata britanike “Plan for Peace” dhe qendra “Barabar” me temën “Kapërcimi i ndarjes: një bisedë e guximshme”, deklaroi se ballafaqimi me të kaluarën është i domosdoshëm për një paqe të qëndrueshme dhe të ardhme të suksesshme.
Para të pranishmëve, folësve dhe mysafirëve të pranishëm, në mesin e të cilëve ishte edhe ambasadori britanik në Prishtinë Nicholas Abbot, kryeministri Kurti foli shkurtimisht mbi rëndësinë e ballafaqimit me të kaluarën.
“Ajo është e drejtë individuale e viktimës dhe familjes dhe e drejtë kolektive, por obligim i shtetit dhe qeverisë që të sigurojë që kjo e drejtë të mundësohet dhe realizohet. Kjo do të thotë që institucionet kanë obligim të dokumentojnë krimet përmes instituteve e muzeve të cilat shërbejnë si instrumente të kujtesës kolektive për gjeneratat e ardhshme dhe që ndihmojnë në ngushëllimin e viktimave duke u siguruar atyre që dhimbjet e tyre nuk do të harrohen”, shtoi kryeministri.
Në lidhje me përgjegjësitë e institucioneve, kryeministri Kurti nënvizoi se janë në finalizim të Strategjisë Kombëtare për Drejtësi Tranzicionale, themelimit të Institutit për Hulumtimin dhe Dokumentimin e Krimeve të Kryera gjatë luftës në Kosovë, teksa është rritur buxheti i Zyrës së Prokurorit Special në Departamentin e krimeve të luftës në mënyrë që të rriten kapacitetet njerëzore dhe profesionale.
Të dy ndanë tregimin dhe këndvështrimin e tyre mbi rolin që dialogu mund të luajë në shërimin dhe ballafaqimin me të kaluarën. Për tash e 20 vjet, Jo Barry dhe Pat Magee vazhdojnë të takohen dhe së bashku kanë folur në mbi 300 raste të ndryshme e në platforma të shumta për rreth botës.
Sejdiu: S’duhet t’i ikim dialogut, sanksionet ndaj Serbisë po vonohen - KosovaPress