Kurti: 25-vjet më parë u shuan shpresat e politikës serbe për zbrazjen e Kosovës
Lexohet për: 2 min.
kurti ashak
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Në konferencën shkencore për 25-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s dhe çlirimit të Kosovës: “Një çerek shekulli shtetndërtim, sfida dhe arritje – qasje multidisiplinare”, kryeministri vendit, Albin Kurti thekosi se është e nevojshme të ketë botime akademike për të gjithë atë që ka ndodhur në luftën e fundit.

Kryeministri Kurti theksoi se 25 vjet më parë në mes të muajit qershor 1999, populli i Kosovës po i përjetonte ditët e fundit të luftës dhe ditët e para të çlirimit.

Ai theksoi se 25 vjet më parë u shuan edhe shpresat e politikës serbe për zbrazjen e Kosovës.

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu theksoi se përvjetorët si ky që shënojmë sot, ofron një mundësi për të reflektuar për proceset dhe vendimet që i dhanë formë shtetit tonë.

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu me këtë rast ka uruar që Kosova të ketë ditë edhe më të bardha në të ardhmen.

Kryetari i Akademisë së Shkencave të Kosovës, Mehmet Kraja tha se askush nuk e konteston se lufta për Kosovën bëri një ndryshim thelbësor në mënyrën e konceptimit të lirisë së popujve, demokracisë dhe vetadministirmit, parime këto që sipas tij, për shumë kohë u shkelen rënd në vendimmarrjet historike, veçmas në konferencat e paqes.

Akademiku Skënder Gjinushi kryetar i Akademisë së Shkencave në Shqipëri, këtë përvjetor e cilësoi një prej ngjarjeve më të mëdha në historinë e shqiptarëve.

Lajmi i plotë sistemin me parapagim...

Aktivitet për shënimin e 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës kanë nisur nga data 8 qershor e që do të zgjasin deri më 21 qershor. Në kuadër të saj, më 12 qershor do të mbahet seancë solemne në Kuvendin e Kosovës dhe parakalimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024