Kur tradita takohet me të tashmen, Dortmundi prezanton fanellat e sezonit 2022/23
Lexohet për: 2 min.
10-Dortmundi
2 vite më parë
Linku u kopjua

Skuadra gjermane Borussia Dortmund ka bërë sot prezantimin e fanellave të reja për sezonin 2022/23.

Kësaj radhe, Dortmundi do të ketë një kombinim tejet interesant në fanellat e reja, ku tradita e klubit takohet me të tashmen, përcjell KosovaPress.

Ngjyrat në fanellë do të jenë si ato të kaluarat, ku mbretëron ngjyra e verdhë me disa vija të zeza, dizajn ky i bërë nga brendi “Puma”.

Më poshtë e gjeni komunikatën e Dortmundit për fanellat e reja të sezonit 2022/23.

“19 dhjetor 1909: Ne shikojmë përmes dritareve të Sallës së Pasqyrave në restorantin "Wildschütz" dhe shohim se si 18 të rinj themeluan Ballspielverein Borussia në Borsigplatz si produkt i rebelimit. Përkundër të gjitha pengesave, anëtarët themelues nuk e lanë veten të largohen nga qëllimi i tyre dhe kështu hodhën themelet për vlerat e klubit.

Më shumë se 100 vite më vonë, ne lëvizim nga vendlindja e BVB në SIGNAL IDUNA PARK. Ne shohim fanellën e re të shtëpisë për sezonin 2022/23 dhe vendin: traditën dhe modernen – dhe dritaret e “Wildschütz”. Ato janë të vendosura në fanellë si model dhe lidhin të kaluarën me të tashmen”, shkruante në komunikatën e Dortmundit.

Ndërkaq, fanella e re e Dortmundit duket kështu.

https://twitter.com/BVB/status/1525030738390818816
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024