Ndërsa Rodri kërkon të shtojë Kampionatin Evropian në koleksionin e tij mbresëlënës të titujve, nuk është çudi që bashkëlojtarët e tij spanjollë po përpiqen ta bindin atë të largohet nga Manchester City.
Dani Carvajal bëri bujë këtë javë kur tha se ka punuar për të provuar dhe tunduar Rodrin për të nënshkruar me Real Madridin, raporton KosovaPress.
Megjithatë, Carvajal tha gjithashtu se përgjigja e Rodrit është që të angazhohet për Cityn.
“Ai më thotë se ka një kontratë, por ai do të ishte perfekt për ne”, tha Carvajal.
"Përpiqem të analizoj të gjitha vendimet që marr, të kem një kriter. Dhe mbi të gjitha, të kaloj proceset. Jam shumë, shumë i lumtur në Angli", tha ai për “AS”, në një përgjigje që do të qetësojë Cityn por edhe lërë të hapur derën për një rikthim të mundshëm në Spanjë më vonë në karrierën e tij.
“Mendoj se jam në një nga klubet më të mira në botë, kjo është e qartë dhe jam i lumtur. Kam një kontratë trevjeçare dhe kur të vijë koha, do ta shoh. Por e kam thënë edhe më parë për sa i përket afatit të shkurtër. Nuk më pëlqen ose nuk ka shumë kuptim të shikoj afatgjatë. Spanja është vendi im, Madridi është qyteti im, shtëpia ime. Dhe mirë, kur shkova në Manchester, më kujtohet një bisedë që pata me prindërit e mi në të cilën më pyetën nëse isha i sigurt sepse do të shkoja në një vend tjetër, në një kulturë tjetër. Dhe në fund, njeriu është i lumtur kur është i sigurt për gjërat, dhe nëse kthehem, do të ishte me bindje”, tha më tej Rodri.