Pas certifikimit të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit do t’i hapet rruga presidentes, Vjosa Osmani që brenda tridhjetë ditëve të thirr seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës. Megjithatë, legjislatura e nëntë nuk konsiderohet e konstituar pa u zgjedhur edhe trupat e Kuvendit, përfshirë kryetarin, nënkryetarët dhe kryesinë. E një gjë e tillë, sipas njohësve ligjor, mund të vonohen pavarësisht thirrjes së seancës ku mund të betohen deputetët e zgjedhur. Arsye, sipas tyre është kompozicioni politik dhe numrat të cilët janë në Kuvend. Të njëjtit deklarojnë se nuk presin që Lëvizja Vetëvendosje si partia fituese e zgjedhjeve, të shkojë me nominim të kryetarit të Kuvendit pa e pasur të sigurt koalicionin qeverisës.
Hulumtuesi në Institutin Demokratik të Kosovës(KDI), Eugen Cakolli, thotë për KosovaPress, se pret që javën e ardhshme të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit, pas përfundimit të ankesave në Gjykatën Supreme.
Certifikimi i zgjedhjeve sipas Cakollit, është hapi formal pas së cilit fillojnë të rrjedhin afatet për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë.
Megjithatë, sipas profesorit universitar, ish anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, pa u zgjedhur kryetari i Kuvendit dhe kryesia nuk mund të konsiderohet i konstituar legjislatura e nëntë, përkundër betimit të deputetëve.
Sipas tij, pa ndodhur një gjë e tillë nuk mund të rrjedh afati 15 ditorë për formimin e qeverisë, raporton KosovaPress.
Për këtë shkak, hulumtuesi në KDI, Eugen Cakolli, thotë se nëse s’arrihet një koalicion qeverisës ekziston rreziku i një krize të zgjatur politike, rrjedhimisht Kuvendi mund të mos arrijë të konstituohet dhe qeveria mos të formohet brenda afateve kushtetuese.
Lajmi i plotë me parapagim.