Kur gruaja në SHBA nuk kishte të drejtë vote
Bota
Lexohet për: 2 min.
SHBA
2 muaj më parë
Linku u kopjua

E ashtuquajtura ”veprimtare për të drejtën e votimit”, Susan B. Anthony,  më 3 nëntor 1872, u përpoq të votonte në zgjedhjet presidenciale, por u arrestua.

Ajo kishte provokuar me qëllim arrestimin e saj në Nju Jork për të fituar publicitet për kauzën e të drejtave të grave për të votuar.

Ajo u nxor para gjyqit, u shpall fajtore dhe u gjobit me 100 dollarë se ishte përpjekur të votonte.

Pas kërcënimit të saj për të mos e njohur vendimin e gjyqit dhe për të mos paguar gjobën, gjykatësi u shpreh se ajo mund të falej me kushtin se do të largohej menjëherë nga shteti i Nju Jorkut.

Susan B. Anthony ishte një veprimtare e fuqishme për të drejtën e grave për të votuar. Ajo nuk mori parasysh fyerjet e vazhdueshme personale gjatë fushatës së saj gati gjysmë-shekullore për të drejtën e grave për të votuar.  

Ajo e vazhdoi punën e saj për të drejtat e grave deri kur mbylli sytë në vitin 1906, në moshën 86-vjeçare.

Fushata e saj përgatiti terrenin për miratimin në vitin 1920 të Amendamentit 19-të të Kushtetutës amerikane, i cili u jep grave amerikane të drejtën për të votuar.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025