Kur do të zbulohen ndeshjet e sezonit 2024/25 të Serie A?
Lexohet për: 1 min.
17-Serie A
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Lista e ndeshjeve për sezonin 2024/25 të Serie A do të zbulohet në fund të javës së ardhshme në një shfaqje televizive të transmetuar drejtpërdrejt nga “Auditorium Media RDS” në Romë.

Serie A ka konfirmuar se programi për sezonin 2024/2025 do të shpallet të enjten, më 4 korrik në një shfaqje që fillon në orën 11:00, raporton KosovaPress.

Serie A do të prodhojë gjithashtu emisionin e tyre të drejtpërdrejtë këtë ditë, i cili do të transmetohet në “YouTube”, në faqen zyrtare të ligës dhe në radio në Itali gjithashtu.

Emisioni live do të drejtohet nga Lorenzo Dallari dhe Chiara Giuffrida personalisht në kryeqytet. Do të ketë gjithashtu paraqitje nga presidenti i ligës Lorenzo Casini, CEO Luigi De Siervo, kreu i konkurrencës Andrea Butti dhe CEO i Enilive Stefano Ballista.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024